Angus Gunn dje pësoi 9 gola nga Leicester City, ndërsa në të kaluarën babai i tij kishte pësuar 7 gola në një ndeshje në Premier Ligë
Leicester City mbrëmë deklasoi Southamptonin duke fituar 9-0, shkruan Reporteri.net
Angus Gunn në këtë takim 9 herë nxori topin nga rrjeta e tij.
Ndërkaq, edhe babai i tij, Bryan Gunn, në të kaluarën kishte pësuar në një ndeshje 7 gola, kur skuadra e tij Norëich humbi 7-1 nga Blackburni më 1992.
Kështu,Bryan e Angus kanë hyrë në histori të Premier Ligës për të zezë, pasi që të dy babë e bir kanë pësuar nga 7 ose më shumë gola në një ndeshje të kampionatit anglez. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.