×
  • Sport
  • Sport

    Bajrami i motivuar për Euro 2024

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 23:13

    Gol dhe asist, Nedim Bajrami ishte protagonisti i madh në suksesin 3-1 përballë Azerbajxhanit.

    “Në Kombëtare jemi të gjithë të motivuar. Goditjet nga jashtë i kemi, i provojmë çdo herë. Herën e kaluar supergol Asani, sot unë, të vazhdojmë kështu”, tha ai fillimisht.

    utje, ai foli edhe për kundërshtarin e ardhshëm të Shqipërisë, e që është Italia pas 8 ditësh.

    “Italia? Të luftojmë për çdo pikë dhe çdo top. Jemi përgatitur shumë mirë këtu në Austri. Besoj se jemi gati”, shtoi ai.

    Bajrami nuk e la pa i përmendur edhe marrëdheniet e tij me Armando Brojën.

    “Broja? Kuptohemi shumë mirë, brenda dhe jashtë fushë. Ai është rikthyer nga dëmtimi, ndihemi shumë mirë bashkë. E dimë se do të jetë e vështirë, por do të japim maksimumin në Europian”, u shpreh 25-vjeçari nga Tetova.

    Shqipëria nis aventurën në Evropian me datën 15 qershor, me takimin ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Italinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!