×
  • Sport
  • Sport

    Bale, në siklet gjatë festimeve të Real Madridit

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 8:49

    Gareth Bale e festoi ditëlindjen e 31-të të enjten duke e shtuar edhe një medalje të artë të La Ligës në koleksionin e tij. Megjithatë, pamjet e publikuara nga festa e Real Madridit tregon se uellsiani nuk ishte edhe aq i përfshirë në festime.


    Gareth Bale nuk po gjen dot vend në formacionin e parë të Real Madridit. Uellsiani i ka regjistruar vetëm 100 minuta lojë në këtë sezon të La Ligës që kur është kthyer futbolli pas pauzës tremujore shkaku i përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

    Katër-herë fituesi i Ligës së Kampionëve nxiti reagime të shumta kur u kap nga kamerat televizive me maskën e vendosur mbi dy, para se të kthehej dhe t’u qeshte bashkëlojtarëve të tij që ishin të ulur në stol gjatë fitores 2:0 kundër Deportivo Alavesit javën e kaluar.

    Bale – që ishte sërish në stol në ndeshjen e radhës, kundër Granadas – pastaj i bëri një palë dylbi të rreme me duart e tij. Këto veprime i zemëruan shumë tifozë të Real Madridit, të cilët megjithatë të enjten e festuan titullin e kampionit të La Ligës.

    E përderisa lojtarët e tjerë të Real Madridit dhe tifozët nëpër shtëpi e festuan këtë titull me plot gëzim, Bale nuk dukej i përfshirë në festime, teksa qëndronte mënjanë dhe nuk sillej si bashkëlojtarët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!