Ballist Morina po vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.
E, së fundmi me kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024, padyshim që dashuria dhe emocioni janë rritur edhe më shumë.
Mjaft emocionues ka qenë edhe takimi i Ballistit me mikun e tij Indrit Muratin, i njohur si Problemi.
Ata ishin në festën e fitores së kombëtares, ani pse dyshja është kundër federatës shqiptare të futbollit dhe në festë ishte edhe Armando Duko.
Murati ka kohë që është mik me Ballistin, e së fundmi u kthye nga Kanada, për t’u marrë me bizneset e tij, si menaxher i klubeve të natës në Shqipëri.
Ndër tjera, Indriti është mik i afërt me shumë yje të estradës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.