×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani e Dukagjini shënojnë fitore

    Reporteri
    25 Gusht 2024 | 18:17

    Ballkani ka fituar tre pikë të reja pasi ka mposhtur Feronikelin ’74, me rezultat 3-1, të dielën në Suharekë.

    Hamid (53’) dhe dygolësh nga Giovanni (82’, 89’), i dhanë fitoren vendasve, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Shabani (65’).

    Pas kësaj fitore, Ballkani kryeson tabelën me shtatë pikë, derisa Feronikeli ’74 ende nuk ka asnjë pikë.

    Ndërsa fitoren e parë në këtë sezon të garave e ka shënuar Dukagjini i Klinës që udhëhiqet nga Ismet Munishi që mundi Gjilanin, me rezultat 2-1.

    Millaku (30’) dhe Merlaku (48’), shënuan golat për vendasit, derisa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Kqiku (9’). /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!