×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani eliminohet nga Liga e Kampionëve prej kampionit të Andorrës

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 20:12

    Ballkani është eliminuar në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

    Kampioni i Kosovës u mposht nga Santa Coloma e Andorrës pas penalltive.

    Ndeshja përfundoi 2-1 në të mirë të mysafirëve, nga ku u dashtë që fituesi të përcaktohet përmes 11-metërshave.

    Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi dështuan nga pika e bardhë, dhe kështu skuadra mysafire shënoi fitore prej 6-5 në penallti.

    Ballkani tashmë me këtë humbje bie në Ligën e Konferencës, aty ku do të jetë në fazën e dytë kualifikuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!