×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani fiton ndaj Drenicës dhe qëndron i qetë në krye të tabelës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 14:55

    Ballkani ka fituar me rezultat 2-1 kundër Drenicës në ndeshjen e cila u zhvillua në Bajram Aliu dhe i takonte xhiros së 14-të në Superligë


    Skuadra e Ismet Munishit ishte dukshëm më e mirë dhe fitoi me plotë meritë këtë përballje, shkruan Reporteri.net

    Të dy golat e Ballkanit u shënuan në pjesën e parë.

    Ermal Krasniqi shënoi në minutën e 3′, ndërkaq Mirlind Daku realizoi një gol spektakolar në minutën e 29′ për rezultatin 2-0.

    Drenica në fund të ndeshjes ngushtoi epërsinë me anë të Azem Bejtës që realizoi në minutën e 89′.

    Me këtë fitore Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës tani me 32 pikë, pesë më shumë se Drita që ka 27, por Intelektualët kanë një ndeshje më pakt ë zhvilluar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!