×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani i djegë keq ‘Hithat’ – Gjilani shënon fitore të madhe ndaj Feronikelit

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 18:53

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të javës së 28-të


    Ballkani e ka deklasuar Dukagjinin në udhëtim duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-1, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim shkëlqeu Blend Baftiu që realizoi hat-trick, ndërkaq dy golat tjerë erdhën nga Ermal Krasniqi dhe Artur Maganit. Për vendasit shënoi Altin Mërlaku.

    Ndeshja tjetër që u zhvillua sot ishte ajo ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit që u takoi mysafirëve.

    ‘Skifterat’ fituan me rezultat 2-0, me golat e shënuar në këtë takim nga Plaku dhe Useini.

    Më poshtë e keni renditjen tabelare të Superligës së Kosovës ku mund të shihet qartë se lufta për titull është më e zjarrtë se asnjëherë më parë. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!