×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani fiton ndaj Gjilanit, ndizet gara për titull

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 17:10

    Skuadra e Ballkanit ka bërë një hap të madh drejtë titullit kampion për herë të parë në histori të klubit.


    ‘Portokallinjtë’ e kanë mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga Mevlan Zeka, i cili shënoi në minutën e 71’.

    Gjilani në këtë takim u drejtua nga trajneri Ismet Munishi, i cili u rikthye për herë të parë në Suharekë pas largimit nga Ballkani.

    Pas kësaj fitoreje, Ballkani ka kaluar në pozitën e parë me 64 pikë, aq sa ka edhe Drita që renditet e dyta, kurse Gjilani mbetet i katërti me 43 pikë./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!