×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani në epërsi ndaj Dritës, Ismet Munishi përjashtohet nga loja

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 15:00

    Skuadra e Ballkanit është duke fituar derbin ndaj Dritës së Gjilanit.


    Për skuadrën nga Suhareka ka shënuar ylli i saj, Mirlind Daku, në minutën e 19-të të takimit.

    Se ky derbi i cili po luhet në Suharekë është i zjarrtë e tregon fakti se deri tani kanë ndodhur edhe përjashtime tek të dy skuadrat.

    Te skuadra vendase është përjashtuar nga loja trajneri Ismet Munishi, kurse tek Drita futbollisti i saj Ilir Blakçori.

    Kujtojmë se Ballkani është lider me 16 pikë pa e llogarit këtë ndeshje e cila po zhvillohet, ndërsa Drita e treta me 10 pikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!