×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani pranon trofeun si kampion i Kosovës për sezonin 2023/24

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 18:46

    Ballkani sot ka marrë trofeun e Albi Mall Superligës së Kosovës, si kampion, gjë që e kishte siguruar më parë.

    Sot pas ndeshjes FC Ballkani – FC Prishtina që u mbyll 1-1 u organizua ceremonia e ndarjes së trofeut të kampionit.

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe Albi Humolli nga Albi Mall ndanë trofeun për kapitenin Edvin Kuç.

    Për portokallezinjtë ky është titulli i tretë radhazi, teksa sivjet e mbyllin edicionin me kurorën e dyfisht, pasi disa ditë më parë fituan edhe Kupën e Kosovës.

    Ballkani ka dominuar në futbollin e Kosovës dhe përveç kësaj ka marr pjesë dy herë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

    Ilir Daja fitoi trofeun për herë të tretë, ndërsa klubi vazhdon të drejtohet me shumë sukses nga presidenti Arsim Kabashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!