Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës
Ballkani është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Trepçën ’89 në shtëpi me rezultat 3-1, shkruan Reporteri.net
Topalli, Krasniqi dhe Daku shënuan për suharekasit, ndërkaq për mysafirët realizoi Arb Manaj.
Ndeshja tjetër që u luajt sot ishte ajo ndërmjet Feronikelit dhe Llapit në Drenas.
Industrialistët fituan me rezultat minimal 2-1. Golat për Niklin i shënoi Mevlan Zeka, ndërsa për Llapin realizoi Ersil Ymeri.
Pas xhiros së 25-të Drita vazhdon të jetë lidere e Superligës së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.