×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani triumfon ndaj Dritës, Gjilani i fortë për Feronikelin e Llapi si mysafir e mposhtë Trepçën ’89

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 15:05

    Tashmë kanë përfunduar tri takimet e parapara të zhvilloheshin sot në kuadër të xhiros së 21’të në Superligën e Kosovës në futboll.


    Ballkani edhe njëherë e dëshmon vetën, kësaj herë nga Suhareka mposhtin Dritën me rezultat 2:0, për të ikur për 3 pikë nga vendi i dytë, e që tashmë kanë arkëtuar plotë 44, shkruan Reporteri.net.

    Në ndeshjen e dytë, Gjilani u treguan të fortë para kampionit në fuqi Feronikelit, pasi i mposhtën ata me rezultat të ngushtë në 2:1.

    Ndërkaq, Trepça humbi në shtëpi sfidën ndaj Llapi, takim ky që përfundoi me rezultat final në 1:2 në të mirë të llapjanëve.

    Kujtojmë se në programin e Superligës edhe një ndeshje zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00, ku Prishtina në “Fadil Vokrri” e pret Ferizajn./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!