Sulmuesi polak, Robert Lewandowski raportohet të ketë arritur marrëveshje verbale me Barcelonën, transmeton Reporteri.net.
E famshmja italiane, “Sport Italia”, raporton se sulmuesi i Bayern ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit spanjoll dhe ajo që mbetët është nëse klubi gjerman, Bayern Munich do ta lëshojë lojtarin në afatin e verës.
Lajmet kanë ardhur edhe nga Spanja, ndër to gazeta spanjolle “Sport” ka raportuar se Barça është e gatshme të paguajë deri në 60 milionë funte për Lewandowki, i cili thuhet gjithashtu se e dëshiron transferimin në “Camp Nou”.
Robert Lewandowski ka kontratë të vlefshme me kampionin gjerman deri më 30 qershor 2023, por drejtuesit e klubit gjerman mund ta lejojnë atë të bashkohet me Barçën pasi nuk duan që lojtari të largohet me kosto zero.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.