×
  • Sport
  • Sport

    Barça-Man Utd, përballja e madhe e Ligës së Evropës

    Reporteri
    07 Nëntor 2022 | 13:51

    Pas Ligës së Kampionëve, në Nyon të Zvicrës sapo është hedhur shorti edhe për Ligën e Evropës.

    Dueli kryesor i fazës së “play-offit” do të jetë ai ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

    Gjiganti katalunas nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve të Championsit dhe zbriti në Europa League, ku menjëherë do ta ketë një kundërshtar të vështirë.

    Kështu, Cristiano Ronaldo, nëse qëndron në “Old Trafford”, në shkurt të vitit ttjetër mund të përballet me rivalin më të madh të karrierës së tij – Barça.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!