Barcelona ka bërë një ofertë të re për Lewandowski.
Robert Lewandowski vazhdon të jetë dëshira kryesore për skuadrën e Barcelonës.
Katalanët duan të kenë një pikë reference në sulm dhe Lewa shihet i duhuri për klubin.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca ka nisur një ofertë të përmirësuar drejt Bayernit, për kartonin e polakut.
Barca ka ofruar 32 milionë euro + 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
Oferta nuk ka diferencë të madhe nga ajo e kaluara, megjithatë sheh një avancim.
Bayern vazhdon të këmbëngul në prishjen e punëve të Lewas me Barcelonën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.