Barcelona është dënuar me 500 mijë euro gjobë për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar (FFP) gjatë vitit financiar 2022/2023.
Reuters raporton se “Blaugranët” kanë humbur apelimin e tyre kundër gjobës, pasi u zbulua se nuk kishin raportuar drejtë të ardhurat e tyre.
Trupi i Kontrollit të UEFA-s arriti në përfundimin se ata kishin përfshirë të ardhurat nga asetet jo-materiale në llogaritë e tyre të dorëzuara në UEFA, që nuk janë shitje të lojtarëve dhe që nuk lidhen me llogaritjet e FFP-së.
Ndonëse nuk është një dënim i madh, nuk është aspak i mirëseardhur për Barcelonën, e cila po përpiqet të shpenzojë brenda kontrolleve financiare të La Ligas.
Të ardhurat që u raportuan gabim ka të ngjarë të kenë të bëjnë me shitjen e aseteve të tyre, duke përfshirë të drejtat televizive dhe një përqindje të filialit të tyre të shpërndarjes së imazhit.
Për Barçën beteja kryesore ka të bëjë me rastin Negreira. Të akuzuar për korrupsion sportiv dhe ryshfet, ata arritën të sigurojnë pezullimin e ekzekutimit nga UEFA, e cila mund t’i përjashtonte për prishjen e reputacionit të kompeticionit.
Te UEFA do të presin për të parë nëse Barcelona do të shpallet fajtore përpara se të marrin një vendim për veprimin e tyre, që ka të ngjarë të jetë një përjashtim për një vit, nëse klubi dënohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.