×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona do pranojë 1.5 milionë euro nga PSG-ja

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 11:54

    Barcelona pritet të pranojë rreth 1.5 milionë euro nga PSG-ja falë mesfushorit Rafinha Alcantara.


    Mesfushori kaloi nga klubi katalunas te PSG-ja në tetorin e vitit 2020 si agjent i lirë, por në marrëveshje ishin të përfshirë bonuse prej 3 milionë euro, gjysma e të cilave paguhej nëse kampioni i Francës kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

    Sipas Mundo Deportivo, pagesa do bëhet sezonin tjetër me PSG-në që dje u eliminua nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

    Rafinha u largua shumë lehtë nga Barcelona, ngase klubi katalunas dëshironte t’i shpëtonte pagave të lojtarit.

    28-vjeçari ka bërë 30 paraqitje për PSG-në këtë edicion, por ende nuk ka shënuar asnjë gol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!