×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e harron humbjen nga Villareal, mposht Osasunan

    Reporteri
    31 Janar 2024 | 22:44

    Barcelona e ka marrë veten nga humbja e të së shtunës prej Villarealit. Në ndeshjen e mbetur të Javës së 20-të në La Liga, Katalonasit kanë fituar ndaj Osasunas.

    Ndeshja e zhvilluar në “Estadi Olímpic Lluis Companys” është mbyllur me rezultat minimal 1-0.

    Pavarësisht se Barça kishte posedimin e topit, portierin i Osasuna, Aitor Fernández, nuk u testua asnjëherë seriozisht në pjesën e parë. Goli ka ardhur në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën gjashtëdhjetë e tre, kur ka realizuar Vitor Roque.

    Fitroja e sontme e ka çuar ekipin e Barcelonës në vendin e tretë në La Liga, duke pasur tetë pikë më pak se Girona që aktualisht kryeson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!