Barcelona, në përpjekje për të mbledhur fonde për klubin, tani kanë njoftuar se çiftet mund të japin me qira stadiumin për ditën e tyre të veçantë, me paketa të ndryshme në dispozicion.
Opsioni më i lirë, i cili do të ishte në “Foundation Lounge”, kushton rreth 1600 euro dhe do të ishte më i përshtatshmi për një dasmë të vogël me rreth 25 deri në 50 persona të pranishëm.
Megjithatë, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha, me një kapacitet prej 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë është në dispozicion për 13,500 euro.
Presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka zbuluar gjithashtu planet për një rinovim të madh të stadiumit që do t’i shohë ata të luajnë në stadiumin Olimpik të qytetit gjatë sezonit 2023/24, shkruan Pulse.
Me punimet që do të fillojnë këtë qershor, stadiumi do të njihet edhe si ‘Spotify Camp Nou’ nga sezoni i ardhshëm pas një marrëveshjeje sponsorizimi prej 250 milionë funtesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.