×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e nis sonte epokën post-Messi

    Reporteri
    15 Gusht 2021 | 11:07

    Një tjetër ndeshje interesante e kësaj të diele vjen nga LaLiga dhe do të luhet në “Camp Nou” në orën 20:00.


    Bëhet fjalë për Barcelona – Real Sociedad, që do të zhvillohet me praninë e tifozëve, por kuptohet jo të Lionel Messit, tashmë pjesë e PSG-së në Ligue 1.

    Nis epoka post-Messi në klubin katalan, që vetëm në orët e fundit ka federuar në ekipin e parë edhe Rey Manajn, të cilit i jepet shansi i jetës pasi “blaugranat” kanë nevojë për sulmues pas largimit të “yllit” argjentinas dhe dëmtimit të Agueros.

    Më herët, në 17:30, Atletico e Madridit do të nisë fushatën për mbrojtjen e titullit kampion në fushën e Celta Vigos, skuadër të cilën ka mundur të mposhtë vetëm një herë në katër sfidat e fundit në LaLiga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!