Barcelona është ende e interesuar për transferimin e yllit të Manchester Cityt, Bernardo Silvas.
Gazetarja spanjolle Helena Condis raportoi në emisionin radiofonik të Cope ‘El Partidazo’ se Xavi Hernandez ka vënë në pah mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva.
Trajneri katalanas beson se portugezi do të jetë një zëvendësues perfekt për Frenkie de Jong.
Megjithatë, holandezi nuk është i gatshëm të largohet nga Blaugrana për momentin.
Ndërkohë, edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola deklaroi ditë më parë se Bernardo Silva do të vazhdojë me klubin anglez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.