×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona merr lajm fantastik para sfidës ndaj Bayern Munchenit

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 23:24

    Tifozët e Barça mund të jenë të qetë. Leo Messi do të jetë në gjendje të luajë të premten e ardhshme (21:00), kundër Bayernit të Mynihut në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.


    Argjentinasi do të zbresë në fushën e “Da Luz”, pasi ekzaminimet e kryera sot treguan që nuk ka asnjë serioze nga goditja që mori nga Koulibaly.

    Qendërmbrojtësi i Napolit, e goditi pa dashje Messin në pjesën e pasme të këmbës, pasi argjentinasi i vodhi kohën, duke fituar një 11-metërsh.

    Messi kërkoi ndihmë mjekësore për disa minuta dhe, me kyçin e këmbës ende të lënduar, ai preferoi të mos ekzekutonte penalltinë. Ishte Luis Suárez që e shndërroi atë në gol, duke e vulosur fitoren që në pjesën e parë.

    Në pushimin mes pjesëve, Messi u kërkoi shokëve të skuadrës të ruanin qetësinë. Ai preferoi të kthehej në fushë gjatë pjesës së dytë, por ishte shumë i kujdesshëm që të mos lëndohej më shumë, duke qëndruar përgjithësish pasiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!