Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është në prag të shkarkimit nga klubi Katalanas pas turpërimit që i bëri mbrëmë Liverpooli.
Katalanasit shpërdoruan një epërsi prej 3-0 nga ndeshja e parë dhe humbën me rezultat 4-0 në Anfield në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, shkruan Reporteri.net
Ndeshja ngjasoi me humbjen e vitit të kaluar nga Roma në çerekfinale kur ata poashtu shpërdoruan një epërsi prej tre golave.
Në atë fakt, Valverde i shpëtoi shkarkimit për faktin se kishte fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit.
Por, edhe pse Barcelona ka arritur që këtë vit ta mbrojë titullin e La Ligas dhe është në finale të Kupës së Mbretit, nuk do të jetë e mjaftueshme që ta shpëtojnë Valverden nga shkarkimi.
Sipas mediave spanjolle, edhe pse Valverde vetëm sa kishte nënshkruar kontratë të re me klubin, marrëveshja nuk është e pathyeshme dhe e ardhmja e tij është shumë në dyshim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.