×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona përballet sot me Juventusin në ndeshjen e parë pa Messin

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 10:48

    Barcelona dhe Juventusi do të luajnë për trofeun Joan Gamper sonte me fillim nga ora 21:30 në “Camp Nou”.


    Kjo njëherit do të jetë ndeshja e parë e katalonasve pa ikonën e tyre, Leo Messin, i cili zyrtarisht është larguar nga klubi

    Ai sot nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për media për të rrëfyer gjithë situatën në të cilën ndodhet.

    Në anën tjetër, ish-skuadra e tij, Barcelona do ta luajë një ndeshje përgatitore pa të.

    Për Trofeun Joan Gamper do të luhet edhe ndeshja në konkurrencën e femrave në mes Barcelonës dhe Juventusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!