Një tjetër ndeshje interesante e kësaj të diele vjen nga LaLiga dhe do të luhet në “Camp Nou” në orën 20:00.
Bëhet fjalë për Barcelona – Real Sociedad, që do të zhvillohet me praninë e tifozëve, por kuptohet jo të Lionel Messit, tashmë pjesë e PSG-së në Ligue 1.
Klubi katalonas tani ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë duel. Aty vërehet se është ftuar edhe futbollisti shqiptar, Rey Manaj.
[SQUAD LIST] 👥
⚽️ #BarçaRealSociedadFORÇA BARÇA! 🔵🔴 pic.twitter.com/YuxadL2M7n
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 15, 2021
Manajt bashkë me Depay dhe Eric Garcia iu konfirmua regjistrimi si futbollistë të Barcelonës mëngjesin e sotëm dhe do të jenë në gjendje ta ndihmojnë ekipin qysh nga xhiroja e parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.