Agjenti i Dani Olmos, Andy Barra, ka zbuluar se Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 250 milionë euro nga Paris Saint-Germain për Lamine Yamal.
“E di që Barcelona hodhi poshtë një ofertë të madhe prej rreth 250 milionë euro për Lamine Yamal nga PSG”, komentoi Barra, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ne kishim shumë oferta, nga të cilat 3 ose 4 ishin nga klube të mëdha. Dani donte të kthehej te Barça”, shtoi agjenti i Olmos.
“Ne kishim ndjenjën se Barça ishte vendi i përsosur për të, unë u përpoqa fort që transferimi të finalizohej. Olmo gjithashtu donte të shkonte në shtëpi,” shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.