×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona refuzoi yllin e Unitedit verën e kaluar

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 11:52

    Drejtori sportiv i Barcelona-s, Eric Abidal, ka refuzuar ta blejë sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, sezonin e kaluar.


    Katalonasit kanë kohë që kërkojnë një pasardhës të Luis Suarez dhe kanë menduar të bënin një lëvizje për Martial.

    Jose Mourinho ka qenë trajneri i Djajve të Kuq në atë kohë dhe nuk i ka dhënë shumë hapësira në formacion francezit.

    Sipas The Athletic, përgjegjësit e merkatos së Barcelona-s i kanë sugjeruar klubit emrin e Martial, por Abidal kishte shumë dyshime.

    Ish-mbrojtësi ka qenë i shqetësuar për sjelljen e sulmuesit.

    Martial ka qenë i pakënaqur me aktivizimin e pakët nga Mourinho, teksa klubi po kalonte një periudhë tranzicioni.

    Që nga ajo kohë, 24-vjeçari është bërë sulmuesi kryesor i Olr Gunnar Solskjaer dhe ka shënuar 22 gola në ndeshjet e luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!