×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona triumfon në fund ndaj Valladolidit, Dembele heroi i ndeshjes

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 22:59

    Barcelona ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në luftë për titull. Katalunasit mposhtën në “Camp Nou” Valladolidin me rezultat minimal 1:0.


    Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 90-të kur Ousmane Dembele me një volley goditje e ndëshkoi ekipin mysafir, shkruan Gazeta Express.

    Nga minuta e 79-të Valladolidi mbeti me një lojtar më pak pasi Plano u ndëshku direkt me karton të kuq.

    Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 65 pikëve, një më pak se Atletico Madrid dhe dy më shumë se Real Madridi.

    Të shtunën do të luhet derbi më i madh spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës, i cili do të jetë mjaft përcaktues në garën për titull të kampionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!