Barcelona ka hasur në një pengesë të pazakontë dhe të papritur.
Dyqani zyrtar i gjigantit katalunas ka mbetur pa fanella të përforcimit më të ri, Robert Lewandowski, përkundër interesimit të madh të tifozëve për ta pasur një të tillë, shkruan mediumi britanik “Daily Star”.
Në fakt, qendrës së printimit të katalunasve u ka mbaruar shkronja “W” që vendoset në fanellë dhe kjo ka bërë që të ndalet prodhimi i fanellave të sulmuesit të deridjeshëm të Bayern Munichut pasi në mbiemrin e tij figuron dy herë kjo shkronjë.
Barça i pagoi 50 milionë euro për transferimin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit në “Camp Nou”.
Lojtari më i mirë në botë në dy vitet e fundit, i zgjedhur nga FIFA, pritet ta mbajë në fanellë numrin 9.
Natyrisht, këtë numër do ta marrë vetëm pas largimit të Memphis Depayt nga “Blaugrana”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.