Të shumta janë klubet e prekura nga kriza e Koronavirusit, që po marrim vendime drastike, në lidhje me lojtarët.
Presidenti Sionit, ishte i pari, që veproi, teksa i bëri dalje plot 9 lojtarëve, mes tyre edhe futbollistit të Kombëtares, Ermir Lenjani.
Ndërkohë një tjetër klub që po has vështirësi në Zvicer, është edhe ai legjendar i Bazelit. Drejtuesit prej kohësh po negocionte me futbollistët kryesorë për uljen e pagave, por këta të fundit nuk kishin arritur ende në një akord.
Së fundmi klubi vendosi të dalë me një komunikatë zyrtare, ku u bënte të ditur tifozëve se lojtarët kishin refuzuar propozimin për reduktimin me 70% të rrogave për tre muaj, në mënyrë që klubi të mos vuante shumë financiarisht.
Sipas mediave zvicerane, kapitenët, mes të cilëve edhe Xhaka, kanë vendosur të diskutojnë për një reagim publik si përgjigje, pasi në shumë momente kishin qenë gati për të ulur rrogat e tyre, por nuk donin që vendimi të ishte i njëanshëm.
Pritet më mjaft interes, të mësohen zhvillimet në klubin e Bazelit dhe vëendimet që palët do të marrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.