×
  • Sport
  • Sport

    Bastoret as që e bëjnë hesap Kosovën kundër Spanjës, këto janë kuotat

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 15:33

    Shtëpitë kryesore të basteve botërore janë duke e favorizuar tejet shumë Spanjën kundër Kosovës për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës sonte në Prishtinë.


    Kombëtarja e Kosovës e pret Spanjën sonte në orën 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Botërorin 2022.Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Betfair, e sheh Spanjën si favorite absolute pasi i ka vënë kuotën 1.20 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë jashtëzakonisht të lartë, 17. Barazimi vlerësohet me kuotën 6.

    Edhe shtëpitë e tjera të basteve e favorizojnë dukshëm kombëtaren spanjolle përballë dardanëve. Madje, sipas kuotës së Bet365 gjasat e Kosovës për të fituar janë 15.

    Kosova është pothuajse e pashpresë dhe pa gjasa për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, pasi i ka vetëm katër pikë në vendin e tretë.

    Por verdhekaltrit do të kërkojnë t’ia bëjnë Spanjës jetën sa më të vështirë, pasi ajo synon vendin e parë në Grupin B.

    Spanja i ka 10 pikë në vendin e parë, një më shumë se Suedia në vendin e dytë, por i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë se kjo e fundit. Prandaj, vendi i parë në grup nuk është i sigurt për furinë e kuqe.

    Vendi i parë shkon direkt në Katar 2022, ndërsa vendi i dytë luan në play-off.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!