×
  • Sport
  • Sport

    Batatina: Ka gjasa që të tërhiqemi nga Superliga dhe të presim Ligën e Parë! Le të vazhdon FFK me këta gjyqtarë

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 23:48

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thotë se skuadra e tij po e shqyrton mundësinë që të tërhiqen nga Superliga e Kosovës – pas humbjes 1-2 nga Drita.


    Në këtë duel, Llapi u dëmtua në disa raste dhe kjo nuk është hera e parë që po ndodhë – sipas Batatinës.

    “Ka gjasa që Llapi të tërhiqet nga gara dhe ta pret Ligën e Parë. Nuk e shohim të arsyeshme me vazhdu me këtë ecuri të referimit, nuk ka interesa nga investitorët që të investojnë me këtë nivel të referimit”, tha fillimisht Batatina për Dueli Sportiv.

    “Më e arsyeshme është që t’i kthehemi në Ligën e Parë. Prej fillimit të kampionatit – kam qenë në takim me kryetarin e FFK’së. Gjithmonë kam kërkuar të mos ma demtojë skuadren, Ademi ka jep premtime që do të marrë masa. Ndoshta qëllimet janë që Llapi të jetë në Ligën e Parë. Llapi e pret ndoshta momentin se kur do të vijnë njerëzit kompetent në FFK. Le të vazhdojë FFK bashkë me këta gjyqtarë që të luajnë futboll”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!