Kryetari i klubit të Llapit, Beqir Batatina ka vendosur që të vijë nga Zvicra në Podujevë.
Ai do të jetë prezent në duelin që klubi i tij do ta luaj ndaj Prishtinës të enjten nga ora 16:45 në stadiumin ‘Zahir Pajziti’.
I pari i klubit llapjan në një prononcim për Gazetën inFokus ka deklaruar se në rast se do ti bëhet e padrejtë Llapit, ai do të futet në fushë për ta ndërprerë takimin.
“Të enjten do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë siç është Prishtina, e cila po kalon në formë shumë të mirë, por ne do ti qasemi lojës për të treguar kualitetin tonë dhe normalisht si në çdo ndeshje edhe në këtë takim synojmë tre pike. Në dy ndeshjet e fundit Llapi është dëmtuar shumë nga gjyqtarët. Unë jam shumë i lumtur që të enjten se bashku me të gjithë kryesinë e klubit do të jem prezentë në stadiumin ‘Zahir Pajziti’ në Podujevë dhe nëse sërish i bëhet e padrejtë Llapit unë do të hy në fushë dhe do ta ndërpres ndeshjen”, ka deklaruar Batatina.
Për fund llapjani që jeton dhe vepron në Zvicër shtoi se do të jetë ai i pari që do të ia uroj fitoren Prishtinës nëse fiton me meritë.
“Jo Prishtina po çdo klub tjetër që fiton me meritë ndaj Llapit unë do të jem i pari që do të ja uroj fitoren, por jo sikurse në dy ndeshjet e fundit, ku gjyqtarët qëllimisht e kanë dëmtuar Llapin”, përfundoi Beqir Batatina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.