Tahir Batatina ka dhënë një mesazh të fortë para ndeshjes që Llapi do ta luajë me Gjilanin këtë fundjavë
Llapi e pret në shtëpi Gjilanin në ndeshjen e cila do të jetë e vlefshme për xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Reporteri.net
Para këtij takimi një mesazh të fortë e ka thënë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ku thotë se skuadra e tij nuk është dorëzuar akoma.
Ky është postimi i plotë:
Nëse dikush mendon apo paragjykon se Llapi dhe Batatina janë dorëzuar atëherë gabon shumë.
Nuk dorëzohem deri në sekondën e fundit sepse kështu jam i lindur dhe kështu do të vdes.
Llapi nuk e ka traditë dorëzimin andaj traditën do ta vazhdoj çdo herë.
Të dielën zhvillojmë ndeshjen ndaj Gjilanit andaj dua mbështetje që t’i tregojmë një Kosove dhe tërë Ballkanit se ku ndodhet foleja e futbollit dhe shikueshmëria më e madhe në vendin tonë.
Shikueshmërinë dhe numrin më të madh të tifozerisë e kanë dëshmuar me vite “Legjendat” nga të cilët dua organizim të nivelit të lartë.
Nuk dorëzohet asnjëherë foleja e Zahir Pajazitit dhe Fadil Vokrrit”, shkruan Batatina në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.