Llapi ka siguruar një fitore kundër Ulpianës me rezultat përfundimtar 0-2, në kuadër të Superligës së Kosovës, xhiro e 28-të, përcjell Reporteri.net.
Pas triumfit ndaj Ulpianës, ka folur trajneri llapjan, Tahir Batatina, i cili ka thënë se për këtë takim ka pushuar pothuajse 11 lojtarë, për shkak të ndeshjes në Kupën e Kosovës, ndaj Prishtinës.
Veç tjerash, trajneri nga Podujeva përmendi se në këtë ndeshje kanë debutuar pesë futbollist nga akademia e Llapit, ku tha se është prioritet i tij që të iu jap hapësirë lojtarëve të rinj
“Jam i kënaqur që sot kanë debutuar pesë futbollistë nga akademia e Llapit, Është prej prioriteteve të mia t’ju jap hapësirë”, është shprehur Batatina.
“E kam ditur që do të jetë ndeshje e vështirë. Kam pushuar thuajse 11 lojtarë, sepse un brenda një ekipi kam dy ekipe”.
Ndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit në kuadër të gjysmëfinales së parë ka përfunduar me rezultat 2-1, në të mirë të kryeqytetasve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.