Llapi është mposhtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga Feronikeli me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së parafundit të Superligës.
Tahir Batatina ka thënë se fajtor i kësaj humbje është morali i dobët i lojtarëve pas humbjes me Prishtinën.
“Shume e vështirë të motivohet skuadra pas humbjes ndaj Prishtinës. E kemi ditë që do të jetë një ndeshje e vështirë edhe pse në pjesën e par luajtëm mirë“, ka thënë Batatina pas ndeshjes për Supersport.
“Motivi i lartë i skuadrës mysafire. Ky është futbolli, Llapi ka qenë një ndër skuadrat më të mira të Superligës“.
Trajneri i Llapit ka thënë gjithashtu se skuadra e tij është kampion moral dhe premton se sezonin tjetër “Zahir Pajaziti” do të doket si “Camp Nou”.
“Llapi është kampione me lojën e zhvilluar dhe si kampion moral“.
“Tifozët llapjan e dinë mirë karakterin tim, këtë stadium do ta shihni një “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, dhe llapi prapë do të luftoj për titullin kampion“, përfundoi Tahir Batatina.
Llapi edhe pse ka një ndeshje për të zhvilluar ka përfunduar sezonin në vendin e tretë në tabelë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.