Skuadra e Llapit ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore, pas ndërprerjeve si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Llapi i Batatinës, bëhet skuadra e parë kosovare që ka filluar me stërvitje, edhe pse një gjë e tillë ende nuk e ka lejuar Qeveria e Kosovës, por as Federat e Futbollit e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kështu, tekniku llapjan, arsyetohet se pse sot ka filluar stërvitjet me klubin e tij.
“Ne kemi filluar të stërvitemi ne grupe të vogla, kjo pandemi ka ndikuar dukshëm tek lojtarët, ata kanë humbur shumë në përformancen e tyre”, tha fillimsht tekniku Batatina në një lidhje “Live” për RTK.
Ndërkaq, ai tutje tregoj se a kishte leje nga Federata për t’i zhvilluara këto seanca stërvitore.
“Kemi biseduar me FFK-në, por nuk na kanë dhënë një përgjigje, unë kam aplikuar me lojtarët vetëm vrapimin, pasi këtë e ka lejuar edhe Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq, nesër do ta kemi një takimin me FFK në lidhje me atë se a do të fillojë sezoni”, tha Batatina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.