Bayer Leverkusen e ka fituar titullin në Bundesliga, pas fitores 5:0 ndaj Werder Bremenit.
Skuadra e Xabi Alonsos që s’di për humbje këtë sezon, edhe matematikisht është kampioni i Gjermanisë duke e mbyllur ecurinë mahnitëse të Bayern Munichut, që e kishte fituar titullin për 10 vite radhazi.
Leverkusen bëri një tjetër paraqitje solide duke e dominuar Bremenin në të gjitha aspektet, për të shënuar fitore me rezultat të thellë 5:0.
Golat për vendasit i shënuan Victor Bonifac (25’), Granit Xhaka (60’), kurse ylli i skuadrës Florian Wirtz shënoi het-trik (68′, 83′, 90′) për 5-0.
Leverkusen ka 79 pikë, plot 16 mbi Bayern Munichun ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.