×
  • Sport
  • Sport

    Bayer Leverkusen ia mbyll derën Milanit: Nuk ka negociata për Granit Xhakën

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 18:17

    Shefi i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka shuajtur shpresat për një transferim të mundshëm të Granit Xhakës te Milani, duke theksuar se “nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë negociata me Milanin për Granit Xhakën.”

    Rossonerët e kishin bërë të qartë se mesfushori i Zvicrës ishte në listën e dëshirave për këtë verë, gjë që u konfirmua edhe nga drejtori sportiv Igli Tare.

    Megjithëse kishte zëra se Xhaka ishte i hapur për transferimin dhe i gatshëm të arrinte marrëveshje personale, klubi gjerman i ka mbyllur kategorikisht dyert.

    Në një intervistë për faqen gjermane Kicker, drejtori sportiv i Leverkusenit, Rolfes, e bëri të qartë qëndrimin e klubit:

    “Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata me Milanin për Granit Xhakën, as ndonjë ofertë për çmimin e transferimit. Granit është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!