×
  • Sport
  • Sport

    Bayern Munich eliminon Lyonin dhe kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 22:49

    Bayern Munich e ka mposhtur Lyonin me rezultat 3-0 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve


    Skuadra franceze e nisi mirë ndeshjen duke patur disa raste të mira shënimi, por më pas Bayerni mori veten dhe filloi ta merrte lojën nën kontrollë, shkruan Reporteri.net

    Serge Gnabry ishte heroi i bavarezëve pasi shënoi dy golat që ia mundësuan skuadrës së tij kalimin në finale.

    Gnabry golin e parë e realizoi në minutën e 18-të, ndërkaq golin e dytë në minutën e 33-të.

    Golin e tretë dhe të nokautit për Lyonin e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski në minutën e 88-të.

    Bayerni tani në finale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Parisin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!