Bayern Munich po mendon për të ardhmen e sulmit.
Sipas Kicker, bavarezët janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Paolo Dybala. Argjentinasi prej kohësh është në optikën e kampionëve të Gjermanisë.
100 milion euro janë të gatshëm të paguajnë gjermanët për shërbimet e sulmuesit bardhezi, ndërsa largimi i Havertz te Chelsea është një objektiv i humbur.
Këtë sezon Dybala ka bërë paraqitje fantastike, ndërsa shifra e lartë do detyronte bardhezinjtë të shihnin të ardhmen e lojtarit.