×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni e jep hua futbollistin nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç tek ekipi tjetër i Bundesligës

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 14:19

    Arijon Ibrahimoviç do ta vazhdojë karrierën në futbollin gjerman.

    Bayern Munichu ka vendosur ta huazojë futbollistin shqiptar tek ekipi FC Heidenheim 1846.

    19 vjeçarit i ka uruar mirëseardhje klubi nga Bundesliga, shkruan “Gazeta Express”.

    “Arijon Ibrahimović do t’i bashkohet 1. FC Heidenheim 1846 në formë huazimi nga FC Bayern Munich për sezonin e ardhshëm 2025/26. Mesfushori sulmues 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë huazimi deri në vitin 2026!”, njoftoi klubi gjerman.

    Huazimin e lojtarit e ka konfirmuar edhe Bayern Munichu përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, ndërsa ia ka uruar krejt të mirat lojtarit.

    Ibrahimoviçin së fundmi e kërkonte edhe Nurnbergu, por edhe në Itali, por ai vendosi që sezonin e ardhshëm ta kalojë në Heidenheim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!