Pas 12 viteve të kaluara në klubin bavarez, aventura e Frank Riberys në Gjermani është afër përfundimit.
Klubi i Bayernit ka konfirmuar se pas përfundimit të këtij sezoni, francezi do të jet i lirë të largohet nga klubi ka ai kaloi gjithë karrierën e tij, shkruan Reporteri.net
“Franck Ribery nuk do ta renvojë kontratën e tij dhe do të largohet nga klubi këtë verë. Faleminderit për gjithçka, Franck”, thuhet në njoftimin e klubit.
Francezi arriti në klub në vitin 2007, ku gjatë gjithë kësaj kohë ai arriti të fitonte çdo titull të mundshëm.
Duhet cekur që viti më i suksesshëm ishte viti 2013 kur ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe u shpall lojtari më i mirë i Europës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.