×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni ndan rrugët me Tuchelin

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 11:24

    Menaxheri Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit.

    Pas diskutimeve dhe problemeve të ditëve të fundit, Bayerni dhe Tuchel do të ndajnë rrugët në qershor.

    “Jemi pajtuar që t’i japim fund bashkëpunimit në fund të këtij sezoni. Deri atëherë, do të përqendrohem plotësisht që të bëjmë gjithçka për të arritur maksimumin e suksesit”, ka konfirmuar Tuchel.

    Bayerni menjëherë do të nisë kërkimet për menaxherin e ri, ndërkaq Tuchel brenda katër muajsh do të vendosë për të ardhmen e tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!