×
  • Sport
  • Sport

    Beckenbauer ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 18:20

    Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

    Gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv, Beckenbauer ishte aktivizuar në pozitën e qendërmbrojtësit dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera në atë kohë, e gravuan emrin e tij si njëri ndër më të mirët në histori të futbollit.

    Jo shumë persona mund ta dinë por, Beckenbauer shumë vite më parë ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.

    Këtë çmim për legjendën gjermane e kishte ndarë presidenti i atëherëshëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një ceremoni zyrtare të mbajtur më datë 4 mars 2011.

    Ky çmim i ishte dhënë Beckenbauerit për kontributin e madh që ai kishte dhënë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!