Edhe pse kanë deklaruar përfundimin e sezonit, belgët mund të rikthehen për të luajtur ndeshjet e mbetura.
Një virolog belg, i cili po punon shumë në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19, ka thënë se futbolli duhet të luhet me maska për ca kohë.
Në gjithë Evropën është pezulluar futbolli, përveç ligës së Bjellorusisë, të cilët po luajnë vazhdimisht.
“Një nga idetë që kemi është të japim maska që do të lejojnë rikthimin e futbollit. Maska kundër ndotjes që mund të gjenden në internet dhe të përdorën nga futbollistët, janë shumë më të rehatshme sesa maskat kirurgjikale, dhe mund të kryejnë punë për ndeshjet e futbollit”, ka thënë virologu belg.
Belgët kanë shpallur fundin e sezonit, por një bisedë me UEFA-n dhe një kërcënim nga këta të fundit, i ka bërë që të jenë të pavendosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.