Në seancën e cila është duke u mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt, është marrë vendim nga Kryetari Bekim Jashari, së bashku me bashkëpuntorët e tij në komunë, që të gjitha investimet e parapara në stadiumin e qyetit “Bajram Aliu” të ndërpriten.
E këtë stadium, ai ka vendosur ta dërgojë në Prekaz, mbi lagjen Jashari. Më saktë, stadiumi pritet të vendoset mbi fshatin Klinë e Ulët, tek fusha ndihmëse e futbollit.
Vetë kryetari nuk e pranon gjatë seancës se stadium po zhvendoset në Prekaz, por e thekson si hapësirë midis lagjes Jashari dhe fshatit Klinë, por që gjeografikisht është në Prekaz.
Hapësira e ndarë për këtë stadium është mbi 13 hektarë dhe është pronë e komunës e ndarë nga kuvendi komunal, e mjetet për këtë stadium do të ndahen nga Ministria për Kulturë dhe Sport së bashku me Komunën e Skenderajt, raporton jepi zë.
E arsyeja, sipas komunës, është se stadium aktual nuk i plotëson kushtet për UEFA. Kjo tingëllon çuditshëm, pasi dihet që tash e sa vite klubi i Drenicës objektiv të vetëm e ka mbijetesën e jo kompeticionet Europiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.