Arbër Zeneli tani e ka bërë një shok shumë të mirë te Reims
Valon Berisha iu është bashkuar skuadrës franceze javë me parë dhe tani do të luajë së bashku me Zenelin, shkruan Reporteri.net
Dyshja kosovare e Reims sot do të zhvillojnë një ndeshje miqësore kundër Standard Liege të Mërgim Vojvodës.
Vojvoda që luan si mbrojtës i djathtë do ta ketë për detyrë që ta ndalë shokun e tij te Kosova, Arbërin.
Berisha dhe Zeneli janë tallur pak me Vojvodën në Instagram, të cilit i thonë ‘Daja’ dhe po shpresojnë që do ta mposhtin sot.
Kjo video tregon edhe një herë atmosferën e mirë që ekziston te futbollistët e Kombëtares së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.