×
  • Sport
  • Sport

    Berisha ‘gjunjëzon’ kolegët e mëdhenj të Serisë A, zë vendin e tretë në këtë statistikë

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 0:02

    Edhe pse luan për një skuadër po lufton të mbijetojë këtë sezon në Itali, portieri i Shqipërisë Etrit Berisha sërish di si t’i tregojë vlerat e tij.


    Portieri kuqezi renditet deri tani si Portieri i tretë në Evropë për më shumë pritje të kryera gjatë këtij sezoni.

    Me 107 pritje në 26 ndeshje, 31-vjeçari lë pas krahëve kolegë të njohur si Salvatore Sirigu (portier i Napolit), Bernd Leno (Arsenal), etj, përcjell “Panorama Sport”.

    Vendi i parë mbahet nga gardiani i Levantes Aitor Fernandez me 126 pritje në 27 takime, kurse vendi i dytë i takon Martin Dubravkës së Newcastle Unitedit me 117 pritje në 29 ndeshje.

    Por, një tjetër arritje që Berisha meriton të gëzohet është konfirmimi si portieri me më shumë pritje në kampionatin italian. Në këtë aspekt, portieri i Shqipërisë ka mposhtur shokun te kombëtarja dhe portierin e Lacios Tomas Strakoshën, por portierin e shumëkërkuar në Evropë Gianluigi Donnarummën e Milanit, Samir Handanovicin e Interit dhe Wojciech Szczesnyn e Juventusit.

    Edhe pse e ka humbur vendin e titullarit te Shqipëria për shkak të rritjes së Strakoshës, Berisha konfirmohet si portier i sigurtë dhe i vendosur për të mbrojtur portën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!